Pacolli i reagon Robellit: Pa hezitim të kërkojë falje

18:47 | 28 Gusht 2019

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj një shkrimi të gazetarit Enver Robelli në facebook në lidhje me të, për të cilin Pacolli thotë se e ka të ndaluar me vendim gjyqësor të shpif në emër të tij.

“Dikush qe e ka te ndaluar me vendim gjyqësor të shpif në llogari të emrit tim, duhet pa hezitim, një orë e më parë të kërkoj falje, gjegjësisht ta korrigjojë shkrimin.”, ka shkruar Pacolli në facebook.

Sipas Pacollit nëse dikush ka problem të kuptojë intervistat e tij atëherë të kërkojë ndihmë.

“Kushdo që e ka problem ti kuptojë intervistat e mia, le të kërkoj ndihmë nga dikush tjetër, që është më i menqur dhe nuk është i frustruar”, thuhet në reagimin e tij në facebook.

Pacolli po ashtu ka thënë se zgjedhjet e reja do të ofrojnë qeveri e cila do të përmbyllë menjëherë njohjen reciproke Kosovë-Serbi dhe kthej fokusin tek zhvillimi ekonomik dhe punësimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara