O’Conell ka një mesazh për prokurorët e Kosovës

15:28 | 12 Prill 2019

 Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni ishte prezent në një konferencë për media, e organizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, ku qëllimi kryesor i kësaj konference ishte prezantimi më i mirë i bashkëpunimit mes këtyre dy të fundit.

Sot do të tregojmë bashkëpunimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës më Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar.

Hyseni tha se sot ju njoftoj se “ Për dy vitet e ardhshme do të bashkëpunojmë me ambasadën e Mbretrisë së Bashkuar dhe ekspertë britanik në disa nga çështjet që janë strategjike për sistemin prokuroial në Kosovë, në rekrutimin e prokurorëve të rijnë në sistem dhe në zhvillimin e karrierës së tyre”

“Po punojmë në zhvillimin e transparencën dhe zhvillimin e llogaridhënies, dhe padyshim se projekti BIRN po na ndihmon çdo ditë në këtë drejtim, gjithashtu po punojmë në njërën nga rregulloret më të rëndësishme të sistemit, “ Rregullorja për perfomancën”, u shpreh Hyseni.

Shpresojë se pas përfundimit të kësaj rregulloreje llogaridhënia dhe profesionalizmi do të jenë shumë më të avancuara, përfundoi Hyseni në këtë konferencë

Ndërsa në fjalën e tij ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’connell media tha se është shumë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës të besojnë në prokurorët e tyre, sepse ata kanë një fuqi, një detyrë, dhe një përgjegjësi të madhe. Prokurorët duhet të zgjedhën në bazë te meritës dhe duhet që Kosova të ketë njerëz të kualifikuar për këtë pune pa ndikim politik.

Ambasadori O’Connell pati një mesazh për prokurorët e Kosovës, ai tha se “prokurorët e tanishëm kanë mundësinë të bëhen heronjtë e rijnë të Kosovës“.

Ai në fund tha se shpreson se ky do të jetë hapi i parë në forcimin e sistemit prokurorial dhe së bashkëpunimi është gjithmonë shumë i mirëseardhur./Arbresh.info/

� #LIVE Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruari O’Conell, mbajnë konferencë për medie

🔴 #LIVE Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruari O’Conell, mbajnë konferencë për medie

Publiée par Arbresh.info sur Vendredi 12 avril 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara