Nxënësit vizitojnë Policinë e Kosovës, njoftohen më shumë rreth aktiviteteve të tyre

11:04 | 4 Shtator 2019

Në vazhdën e aktiviteteve të shënimit të 20 vjetorit jubilar të themelimit të Policisë së Kosovës në stacionin policor “Qendra” nxënës të shkollave fillore vizituan sot Policinë e Kosovës të cilët u pritën nga stafi menagjues i policisë.

Rreshterja, Ajfer Gjigolli, Bllaca para këtyre nxënësve tha se është një nderë dhe kënaqësi që kanë për vizitë ardhmërinë e Kosovës duke shtuar se ndihën krenarë me ta, raporton arbresh.info.

Në fjalën e saj para nxënësve ajo informoi nxënësit me historikun e themelimit të Policisë së Kosovës si dhe rrugëtimin e saj.

Përmes fotografive në të cilën paraqiteshin fotot nga aktivitete policore nxënësit patën mundësin të informohen më shumë rreth aktiviteteve të tyre.

Në fund ata poashtu zhvilluan pyetje rreth policisë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara