Nis takimi i ministrit Shala me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi

09:54 | 20 Gusht 2019

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, është duke zhvilluar një takim me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë Veriore, Kreshnik Bekteshi.

Në këtë takim që po mbahet pa praninë e medieve, pritet të diskutohet rreth reciprocitetit tregtar të cilën e kishte marrë Kosova, kur Maqedonia e Veriut filloi të ndaloi importin e prodhimeve kosovare me  arsyetim se Agjencia kosovare e ushqimit nuk është e akredituar sipas standardeve evropiane, raporton arbresh.info

Kosova reagoi duke vendosur bllokim për import të patates dhe mjaltit. Të dhënat e fundit të Entit të statistikës tregojnë se këtë vit për dallim nga viti i kaluar, eksporti është rritur për 38,6%. Në Kosovë në vit eksportohen 1000 ton patate ndërsa eksporti i mjaltit kap shifrën prej rreth 400 mijë euro në vit.

Arbresh.info, do t’ju informojë ndërkohë duke raportuar direkt nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara