Nis rrënimi i 48 objekteve pa leje në breg të Liqenit të Batllavës

13:46 | 26 Shtator 2018

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka filluar aksionin për rrënimin e 48 objekteve pa leje në zonën e mbrojtur të Liqenit të Batllavës.

Ushtruesi i detyrës së ministrit së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi tha se pas dhënies se urdhrit për largimin e objekteve pa leje pranë liqenit të Batllavës ka nisur këtë aksion dy ditor me qëllim që të ruajnë cilësinë e resurseve ujore më vend.

Matoshi shtoi se nuk do bëjnë asnjë lëshim dhe të gjitha objektet do i rrënojnë sepse ato janë pa leje ndërtimore.

“Jemi në aksion për të zbatuar vendim e ministrisë së Ambientit, të inspektoratit për te ruajtjen cilësinë vlerat ujore tona këtu në liqenin e Batllavës. Gjatë ditës do të ketë një operacion që fillon sot dhe do vazhdoj edhe nesër… Nuk do ketë asnjë përkushtim të vetëm për asnjë person kushdo çoftë ai, nga 48 objektet të identifikuara tashmë kanë vendim për largimin e objekteve të tyre nga afërsia e liqenit, kjo është zonë e mbrojtur këto objekte që janë të vendosura këtu shumica prej tyre janë në vende të uzurpuara janë të gjitha pa leje ndërtimore”, tha ai.

Matoshi u shpreh i bindur se do has mirëkuptim nga pronarët e objekteve.

Aksioni është kryer nën përcjelljen edhe të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. Në lidhje me vendimin e Ministrisë se Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor disa nga pronarët e objekteve nuk u pajtuan.

Disa pronarë të objekteve tjera kërkuan kohë edhe për disa ditë, derisa u ankuan se nuk kanë pasur mundësi për ankesë.

Kurse kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Bedri Halimi iu dha atyre kohë tre ditë për t’i larguar gjërat më me vlerë, derisa theksoi se do veprojnë njëjtë me të gjithë.

“Ajo që do të bëhet me 47 të tjerë do të bëhet edhe me ju 48-in….Po ti a i shikon dokumentet a vetëm hajt… Ne dokumentet i kemi shikuar përgjigjem ua kemi dhënë… As ankesa nuk kena pranuar as kurrfarë përgjigje nuk keni dhënë… ankesa nuk keni bërë në Ministri ne vazhdojmë aksionin sipas planit tonë”, u shpreh ai.

Halimi ka ftuar edhe institucionet tjera përgjegjëse që të jenë pjesë e këtij aksioni.

Përveç Policisë në aksionin e rrënimit kanë marr pjesë edhe njësitet e zjarrfikësve, KEK-un. Kujtojmë se para një muaji Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor iu ka dërguar vendim për largimin e vilave dhe tarracave pa leje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara