Nesër seanca për shpërndarjen e Kuvendit

08:25 | 5 Gusht 2019

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot me të vetmen pikë të rendit të ditës “Përgatitjet për mbajtjen e seancës plenare për shpërndarjen e Kuvendit të Legjislaturës së VI”.

Shefat e Grupeve Parlamentare pritet të propozojnë ditën se kur do të mblidhen deputetët për këtë seancë.

arbresh.info merr vesh nga burime brenda kryesisë se si data më e mundshme për të cilën mund të bie dakord sot kryesia është 6 gushti.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet në orën 11:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara