Nesër organizohet Marshi Përkujtimor për Personat e Zhdukur

11:22 | 29 Gusht 2018

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me shoqatat familjare të të zhdukurve të Kosovës dhe organizatat tjera vendore e ndërkombëtare të angazhuara në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, nesër më 30 gusht 2018, organizojnë Marshin Përkujtimor.

Marshi Përkujtimor, do të fillojë në ora 16:30 nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’, për të vazhduar me ecjen gjatë tërë Bulevardit ‘Nënë Tereza’, dhe për të arritur në ora 16:48 te Përmendorja dedikuar personave të zhdukur (përballë Ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës).

Marshi Përkujtimor, do të përfundojë me Ceremoninë e vendosjes së luleve, në ora 16:48, pranë Përmendores dedikuar personave të zhdukur, në nderim dhe përkujtim edhe të 1648 personave të zhdukur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara