Nesër fillon asfaltimi i rrugës Gurrakoc – Klinë, ndalohet qarkullimi i automjeteve

16:23 | 7 Nëntor 2018

 

Nesër do të fillojë asfaltimi i rrugës rajonale, Gurrakoc – Klinë, për shkak të punimeve, kjo rrugë do të mbyllet për qarkullim.

Të enjtet, kompania e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës do të filloj asfaltimin e rrugës rajonale R104, Gurrakoc (Istog) – Klinë.

Për shkak të këtyre punimeve nga data 8 deri me 12 nëntor 2018, aksi rrugor Gurrakoc – Zallq, do të bllokohet për qarkullim të automjeteve.

Po ashtu në njoftim thuhet se, Ministria e Infrastrukturës  kërkon nga qytetarët që të shmangin lëvizjen gjatë këtyre ditëve në këtë segment. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara