Nagavci i ndërron fjalët: Nuk kemi thënë askund që nuk e pranojmë Presidentin nga LDK

22:52 | 15 Dhjetor 2019

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, i është kundërpërgjigjur deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajarmi e cila ka thënë kushtëzimi i Vetëvendosjes se nuk e pranojmë Presidentin nga LDK-ja është i papranueshëm.

Nagavci përmes një postimi në Facebook, duke harruar se çfarë ka thënë pak orë më herët, është shprehur se partia e saj nuk ka thënë askund që nuk e pranojmë Presidentin nga LDK. Ani pse, ajo tha se duan një president konsensual.

“Nuk kemi thënë askund që nuk e pranojmë Presidentin nga LDK. Por kemi thënë që tash duhet të vendosim për qeverinë, për 15 ulëset e zbrazëta: kryeministri, dy zëvendës-kryeministrat, dhe 12 ministri. E jo për një ulëse të okupuar të Presidentit që dihet se për fajin e kujt është aty”, është shprehur Nagavci.

Ajo tutje, ka thënë se Presidenti nuk është çështje urgjente ndërsa sipas saj, qeveria është çështje urgjente.

“Pse ky gabim në hapa? Më së shumti interes që të mos rrëzohet qeveria pas një viti do të ketë pikërisht LVV. Pra, ne do të kemi më së shumti interes që të zgjedhet Presidenti ose Presidentja e re”, ka shkruar Nagavci.

Të dy zyrtaret e të dy partive, asaj të LVV-së dhe LDK-së, janë replikuar sonte përmes rrjeteve sociale mes vete duke u bazuar të kërkesat e LDK-së dhe qëndrimet e LVV-së

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara