Mustafa: MPB e përkushtuar që të ofroj siguri për të gjithë qytetarët e vendit

15:45 | 26 Qershor 2019

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa priti në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës, znj. Duda Balje. Në këtë takim u diskutua për aktivitetet e MPB-së në mbështetje të komunitetit boshnjak dhe Rajonit të Gores.

Ministri Mustafa e njoftoi znj. Balje se ka aprovuar kërkesën e deputetëve të komunitetit boshnjak që Pika Kufitare e Shishtavecit të jetë në funksion 24 orë, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu të dy bashkëbiseduesit ranë dakord që nga data 20 korrik deri më 20 gusht do të hapet edhe Pika e Kalimit Kufitar Kosovë-Maqedoni në zonën që lidhë Komunën e Dragashit me Mavrovën e Maqedonisë, e gjithë kjo me qëllim të lehtësimit të lëvizjes në këtë zonë kufitare nga banorët e sidomos nga mërgimtarët për shkak të lidhjeve familjare me njëri-tjetrin.

Deputetja Balje e falënderoi ministrin Mustafa për gatishmërinë e tij për të përmbushur kërkesat e komunitetit boshnjak, dhe përkushtimin e MPB-së për ofrimin e sigurisë dhe përmirësimin e jetesës për qytetarët e këtyre zonave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara