Mospajtime të shumta në komisionin për turqit, Musliu ‘bojkoton’ komisionin

13:37 | 23 Prill 2019

Anëtarët e komisionit për hetim parlamentar për gjashtë shtetasit turq kanë paraqitur pakënaqësi në mbledhjen e sotme kur pati të raportojë “dëshmitari kyç” presidenti Hashim Thaçi.

Polemika dhe kundërshtime pati mes pozitës dhe opozitës, raporton arbresh.info.

Hajdar Beqa nga PDK, i tha Driton Selmanajt të LDK-së se ka bërë shkelje të ligjit kur ka bërë publik raportin e të gjeturave dhe që ka mbajtur mbledhje pa kuorum.

Driton Selamaj iu tha anëtarëve të komisionit që nuk do të ndalen as nuk do t’i ndalin hetimet e komisionit.

“Është mirë që këtë kohë ta shfrytëzojë dhe të kemi një epilog”, tha Anton Quni duke bërë thirrje për bashkëpunim.

Ganimete Musliu ka thëne se nuk do të jetë më pjesë e këtij komisioni.

“Nuk pranoj të jem në një komision që punon jashtëligjshëm sepse ka bërë shkelje të ligjeve. Unë nuk do të diskutoj më materiale që ne diskutojmë, sepse ne kemi shkel ligjet. Nuk dëshiroj të shkel ligjin duke u thirrur në drejtësi”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara