Molliqaj për Kurtin: Inati ndaj PSD-së po e bën t’i vardiset Thaçit për pushtet!

17:53 | 21 Korrik 2019
Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, përmes një shkrimi postuar në llogarinë Facebook i është drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, derisa ky i fundit dje përmes një konference për media, por edhe sot përmes një statusi, i bëri thirrje presidentit të vendit, Hashim Thaçi që të thërras partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve, kjo pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj.

Molliqaj ka thënë se inati personal i Kurtit ndaj PSD-së e ka bërë atë që t’i drejtohet Thaçit me respekt e autoritet, madje edhe duke iu vardisur atij për pushtet.

 

Ky është postimi i Molliqajt:

Inati personal i Kurtit ndaj PSD-së e ka sjellur në pikën ku Thaçit i drejtohet me respekt dhe ia njeh autoritetin presidencial.

Por bash karakteri i tillë inatçor do ta lë të vetmuar e për toke. Sado le t’i vardiset Thaçit për pushtet.

Shumë mirë qe po afrohen zgjedhjet dhe do ta shohim aty fuqinë e secilit. PSD do të jetë befasia e këtij procesi 😉 (e për parashikuesit e izoluar, dëshpërimi i jetës).

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara