Miratohet buxheti i vitit 2019

01:48 | 3 Shkurt 2019

Kuvendi i Kosovës me 65 vota “për”, ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019, raporton arbresh.info.

Fillimisht u miratuan amandamentet e komisionit funksional, dhe më pas ato të deputetëve të përkrahura nga komisioni funksional.

Shqyrtimi i këtij projektligji filloi pas mesnate, dhe para tij u miratuan edhe disa projektligje tjera me rëndësi për vendin, përfshirë Projektligjin për dialogun me Serbinë, dhe Projektligjin për pagat në sektorin publik./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara