“Miqtë e Amerikës” shënojnë ditëlindjen e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton

11:53 | 19 Gusht 2019

Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka shënuar sot në Prishtinë ditëlindjen e 73-të të ish presidentit amerikan Bill Clinton.

Agim Rexhepi kryetari i shoqatës ka thënë se Presidenti Clinton e ka dëshmuar me deklarata qe është aleat i popullit të Kosovës, raporton arbresh.info.

“Jam shumë i nderuar Clinton është njeri i mrekullueshëm bashkë me popullin amerikan e ka shpëtua popullin e Kosovës. Presidenti Clinton e ka dëshmua me deklarata qe është aleat i popullit të Kosovës. Kemi dashtë me dërgu mesazh se ne dimë me kujtu, dhe këto fotografi të këtij eventi do t’i shkojnë presidentit Clinton, sepse e kemi bërë me zemër. Gjatë këtyre 5 takimeve që kom pas me Clintonin më ka pasionua më ka shtyrë me bo këso veprime. Pas organizimit që kemi bërë vitin e kaluar ku i kemi dërguar Clintonit veshjet tona nacionale, mediat serbe kane qenë në këmbë, veprimet tona bëhen për me ju ra ne sy popullit amerikan aleatit tonë të sigurt. Zoti e bekoftë popullin amerikan dhe aleatët tanë sepse pa ta nuk do ishim këtu”, tha ai.

Myzejene Selmani ka thënë se shpreson që SHBA të vazhdojë të jetë krah Kosovës.

“Ne asnjëherë nuk do ta harrojmë ndihmën  e presidentit Clinton dhe shpresoj që ata të vazhdojnë të jenë krah nesh”, tha ajo.

Jahja Lluka ka thënë se Amerika mbështet Kosovën që 100 vjet.

“Miku më i madh i popullit shqiptar është presidenti Clinton ata që nuk e duan këtë nuk e duan as popullin e Kosovës. Populli amerikan e mbështet popullin e Kosovës që 100 vjet dhe jo vetëm tash”, tha ai./Arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara