Ministri Mustafa dhe drejtori i policisë Qalaj vizitojnë policët e plagosur

20:20 | 28 Maj 2019

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, kanë vizituar policët e plagosur në aksionin e sotëm në veri të vendit.

Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka shkruar se mbetet i përkushtuar në luftën e pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj vizituam policët e plagosur sot në aksionin e institucioneve të sigurisë kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës në disa lokacione të vendit.

Pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ju urova shërim të shpejtë dhe shpreha mirënjohjen time për profesionalizmin e treguar gjatë aksionit të sotëm.

Si Ministër i Punëve të Brendshme mbetem i përkushtuar në luftën e pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka shkruar në Facebook, Mustafa.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara