Ministri Ismaili: Çdo ilaç do të shkoj te pacienti, 101 barnatore të reja në QKUK

15:54 | 10 Shtator 2019

Ministri Ismaili tha se çdo barnatore do të jetë e monitoruar me sistem elektronik, kamera, barkode dhe dyer me qasje të kufizuar dhe se asnjë ilaç që u dedikohet pacientëve nuk do të humbas më dhe nuk do të prishet duke u mbajtur në kushte jonormale

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i shoqëruar nga drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ka përuruar sot disa nga 101 barnatoret e reja në QKUK.

Për 20 vjet nuk ka pasur asnjëherë asnjë sistem të mirëfilltë se si janë menaxhuar barnat në QKUK.

Çdo barnatore do të jetë e monitoruar me sistem elektronik, kamera, barkode dhe dyer me qasje të kufizuar.

Ministri Ismaili tha se asnjë ilaç që u dedikohet pacientëve nuk do të humbas më dhe nuk do të prishet duke u mbajtur në kushte jonormale.

“Për 20 vjet nuk ka pasur asnjë sistem të mirëfilltë se si janë menaxhuar barnat në QKUK. Me këto 101 barnatore asnjë ilaç që u dedikohet pacientëve nuk do të humbas dhe nuk do të prishet duke u mbajtur në kushte jonormale”, tha ministri Ismaili.

Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se ky projekt do të luaj një rol të rëndësishëm në furnizimin më të mirë me barna për pacientë.

“Edhe ky është një projekt tjetër në zbatimin e politikave tona me qendër pacientin. Tani të gjithë pacientët do t’i kanë barnat e sigurta dhe të ruajtura në kushte optimale”, tha drejtori Sejdiu.

Aktualisht, janë përfunduar 43 barnatore të reparteve dhe 9 të klinikave të QKUK-së./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara