Milaim Zeka pozicionohet rreth deklaratave të Jusuf Buxhovit për UÇK-në

21:50 | 12 Korrik 2019

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka mbrojtur Jusuf Buxhovin i cili tha gjatë ditës së enjte se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk është e pastër. Ai ka thënë se çdo kush ka të drejtë të mos pajtohemi por jo ta gozhdojnë sikur Jezu Krishtin.

“E tha një mendim te vetin Jusuf Buxhovi, me te cilin kemi te drejte absolute qe te mos pajtohemi, ama jo bre kaq yrysh me gozhdu njeriun bash si Jezu Krishtin” shkroi Zeka në rrjetin social Facebook.

Zeka gjithashtu shkroi se duhet të largohet “logjiken e mendimit komunist rusosllav dhe atë taliban?! A po e dini more se po jetojmë ne shekullin e internetit?!”

Deputeti shtoi arsyet se pse nuk është fyer nga deklaratat e njërit ndër themeluesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Ato qe i tha Buxhovi thuhen çdo dite neper kafenetë tona. Pastaj e kam një pyetje: A thua pse u themelu Gjykata Speciale? Mos valle me na përcaktu ngjyrën e syve?!” shkroi Zeka.

Zeka në përfundim ka shkruar se ndihet më shumë i fyer nga reagimet primitive ndaj mendimit të Buxhovit sesa ndaj deklaratave të tij.

Kemi plote taliban te mendimit ne trojet shqipetare!Rrethh mendimit te Jusuf BuxhovitE tha nje mendim te vetin Jusuf…

Publiée par Milaim Zeka sur Vendredi 12 juillet 2019

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara