Me orë të tëra presin mërgimtarët në kufirin e Merdares

10:24 | 5 Janar 2019

Po vazhdojnë pritjet e gjata të mërgimtarëve në kufirin me Serbinë në Merdare.

Ekipi i portalit arbresh.info ndodhet pikërisht në këtë pikëkalim kufitar, ku shihen edhe kolonat e gjata të krijuara.

Bashkatdhetarët thonë se janë duke pritur me nga 3-4 orë.

“Jemi duke pritur nga ora 07:00 këtu, arsyeja është që pala serbe nuk po punon”, tha një mërgimtar në kufi./Arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale