Mbyllet seanca për homologim, nuk merret asnjë vendim

17:18 | 28 Qershor 2019

Përkundër debatit me orë të tëra, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur të marrin një vendim në seancën e jashtëzakonshme për monopolin në homologim.

Kjo ka ndodhur për shkak se nuk u votuan propozimet e iniciuesit të kësaj seance të jashtëzakonshme, deputetit të LDK-së Lutfi Zharku.

Ai kërkoi që të shfuqizohet udhëzimi administrativ për procedurën për homologim dhe të hyjë në fuqi një udhëzim i ri administrativ.

Ndërsa theksoi se deri në fund të vitit të liberalizohet tregu i homologimit të automjeteve dhe sipas tij, urgjent duhet të merren masa për ndryshime legjislative që të ndërrohen monopolet.

Pas deklaratës së tij, seanca e jashtëzakonshme është mbyllur, pasi nuk pati kuorum për vendimmarrje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara