“Marrëzia” vazhdon në Kosovë, shtohen bizneset që shkelin ligjin

07:42 | 2 Janar 2019

Në Shqipëri pikat e basteve po mbyllen, por industria e kumarit po lulëzon në Kosovë. Qeveria ka bërë disa ndryshime në Ligjin për Lojërat e Fatit përmes të cilit, sipas saj, do të ulet papunësia.

Në një koncept-dokument që e ka miratuar, ekzekutivi do t’i japë prioritete kësaj industrie. Kjo bie ndesh me veprimet e Administratës Tatimore të Kosovës, e cila synon t’i mbyllë të gjitha pikat e bixhozit të cilat janë të vendosura pranë insitucioneve, që në bazë të ligjit duhet respektuar distanca e caktuar.

E qytetarët janë kundër pikave të basteve, të cilat gjenden pothuajse në çdo lagje të Prishtinës.

Mendohet se një pjesë e kompanive që mbyllën aktivitetet në Shqipëri mund të kalojnë në Kosovë apo edhe në Maqedoni, ku biznesi i kumarit është ende i ligjshëm. Statistikat tregojnë se qytetarët e Kosovës gjatë vitit shpenzojnë mbi 100 milionë euro në lojëra të fatit.

Shpërndaje në rrjete sociale