Madeleine Albright së shpejti viziton Kosovën

17:50 | 12 Mars 2019

Ish-sekretarja amerikane, Madeleine Albright e ka vizituar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Republikën e Çekisë.

Në njoftimin e publikuar nga ambasadori Arbër Vllahiu, paralajmërohet vizita e Albright në Kosovë në një periudhë jo të largët kohore.

“Zonja Sekretare, Madeleine Albright, në pragun e shtëpisë sonë, të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Republikën e Çekisë, pas takimeve në Qendrën Amerikane në Pragë. E mirëpritur si gjithëherë dhe me shumë krenari. Zonja Sekretare shprehu gëzimin e saj për punën e Ambasadës sonë, që ndanë mjediset e punës me Qendrën Amerikane dhe me Ambasadën e SHBA-së në Pragë.

Një bashkëpunim i jashtëzakonshëm me ambasadorin amerikan, Stephen B. King. Zonja Sekretare, e lumtur që do të mund ta vizitojë Kosovën në një periudhë jo të largët kohore. Krenarë me miken e Kosovës dhe të nderuar për ngrohtësinë dhe përkrahjen e saj”, shkruan Vllahiu në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara