LVV propozon rezolutë për Telekomin

11:25 | 14 Maj 2019

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit ku po diskutohet për gjendjen në Telekomin e Kosovës.

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka paraqitur një rezolutë në të cilën përfshihen tri pika për Telekomin e Kosovës.

“Hapi i parë që Qeveria e Kosovës duhet ta zbatoj është një rezolutë e cila është në fuqi në Kuvendin e Kosovës, ajo është miratuar në korrik të vitit të kaluar.

I dyti është mosnjohja e kurrfarë borxhit nga ana e qeverisë ndaj Z mobile.

Hapi i tretë – mosvazhdimi i kontratës me Z mobile, qeveria është aksionar i plotë i Telekomit licenca skadon pas dy muajsh pastaj përtërihet tash për tash Qeveria i ka në dorë krejtësisht të drejtat ligjore për mos me vazhdu kontratën me Z mobile”, ka deklaruar Konjufca.

Tutje, ai iu ka drejtuar kryeministrit Haradinaj duke i thënë se e ka rastin ta marrë situatën në kontroll dhe të mos e vazhdojë kontratën e dëmshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara