LVV – LDK drejt marrëveshjes, takohen sot në ora 16.00

12:53 | 28 Nëntor 2019

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit nga ana e KQZ-së, sot do të takohen përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.

“Po sot në ora 16:00 do të mbahet takimi mes LVV-së dhe LDK-së”, ka thënë Manxhuka.

Takimi do të mbahet në Kuvendin e Kosovës. E në takimin e fundit që kishin pasur Isa Mustafa dhe Albin Kurti kishin deklaruar se pas certifikimit të rezultateve , brenda një afati prej 72 orësh do të takohen për të diskutuar rreth arritjes së një koalicioni, meqenëse diskutimet në nivel ekspertësh kanë përfunduar. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara