Lluka në Tiranë kërkon nga Bashkimi Evropian që Serbisë t’i bëhet presion për implementimin e marrëveshjes së energjisë

22:37 | 8 Nëntor 2018

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në Tiranë ka kërkuar nga të gjitha vendet e rajonit dhe nga Bashkimi Evropian që t’i bëhet presion Serbisë për implementimin e marrëveshjes së energjisë.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i cili po merr pjesë në “Tirana Connectivity Forum”, të organizuar nga Cooperation and Development Institute ka kërkuar që të bëhet presion ndaj Serbisë për implementimin e marrëveshjes së energjisë duhet të vijë nga të gjitha palët dhe jo vetëm nga Kosova

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Lluka ka bërë të ditur po ashtu se, integrimi rajonal në fushën e energjisë është i një rëndësie të veçantë pasi që siç ka shkruar Lluka, kjo ndërlidhet direkt me zhvillimin ekonomik të rajonit.

Sipas tij, pa implementimin e marrëveshjes energjetike nga ana e Serbisë në raport me Kosovën, kjo përpjekje e integrimit do të dështoj, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë i Llukës pa ndërhyrje:

Presioni ndaj Serbisë për implementimin e marrëveshjes së energjisë duhet të vijë nga të gjitha palët dhe jo vetëm nga Kosova 🇽🇰.

Këtë kërkova sot gjatë qëndrimit tim në Tiranë🇦🇱, ku morra pjesë në Tirana Connectivity Forum të organizuar nga Cooperation and Development Institute në panel me temë Integrimi Rajonal Energjetik⚡.

Aty potencova rëndësinë e integrimit rajonal në fushën e energjisë që ndërlidhet direkt me zhvillimin ekonomik të rajonit, por, gjithashtu thashë se pa implementimin e marrëveshjes energjetike nga ana e Serbisë në raport me Kosovën, kjo përpjekje e integrimit do të dështoj👎.

Prandaj edhe kërkova që fokusi kryesor i rajonit 🇽🇰🇦🇱🇲🇰🇲🇪🇧🇦 dhe Bashkimit Evropian 🇪🇺duhet të jetë tek presioni ndaj Serbisë në ✔implementim të 📃marrëveshjes.

Shpërndaje në rrjete sociale