Lladrovci: Taksa nuk hiqet shpejtë, sikur që Serbia nuk do të na njohë së shpejti

11:05 | 10 Shkurt 2019 | Vlora Selimi

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, njëherit edhe ish-ambasador i Kosovës në Shqipëri, beson se kryeministri, Ramush Haradinaj, do t’i qëndrojë besnik vendimit për taksën ndaj produkteve serbe.

“Besoj që taksa nuk do të hiqet shpejtë por edhe nuk besoj që Serbia do të na njoh shpejtë,” është shprehur Ladrovci në një intervistë për arbresh.info.

Derisa flet për Gjykatën Speciale, Lladrovci ka vlerësuar se Kosova do të arrijë të qojë përpara edhe këtë sfidë.

“Nuk e kom votua dhomën e veçante por e kanë votua deputetet e Kosovës ne do ta qojmë edhe këtë sfidë përpara dhe nëse na thërrasin ne do të shkojmë të bëjmë deklaratën ndonëse është një padrejtësi”,” ka deklaruar ai.

I pari i Drenasit, ka falënderuar deputetët që më në fund votuan buxhetin për vitin 2019. Ai ka shtuar se mos miratimi i buxhetit ka bërë që të shtyhet deri në qershor fillimi i ndërtimit të stadiumit të Kosovës i cili do të ndërtohet në Drenas.

E përveç këtij projekti, Lladrovci thotë se prioritet për të është edhe ndërtimi i hekurudhës për tramvaj që do të lidhë Drenasin më Aeroportin e Prishtinës, në mesin e shumë planeve tjera që ka me Drenasin.

“Projektet më të rëndësishme është fillimi i stadiumit të Kosovës, ndërtimi i tij. Pastaj, ndërtimi i liqenit akumulues si dhe projekte të tjera. Gurthemeli i fillimeve të punimeve për stadiumin pres të jetë muaji qershor pasi që jemi vonuar për këtij çështje për arsye të mos miratimit të buxhetit deri tash. Stadiumi do të jetë të ‘Kroi i mbretit’. Ka qenë përcaktim i imi politik dhe e kom pas të vështirë, por e kom kërkua votën që për nga 12 drejtori sa i kemi 7 prej tyre e menaxhojnë zonjat e Drenasit. Sfida jem është pastrimi i lumenjve, të ujërave të zeza. Unë nuk lejoj as një drejtor shkolle apo institucioni tjetër më shumë se dy mandate sepse edhe i kom hekë për shkak të performancës së dobët dhe as vetë nuk do të rri më shumë si kryetar i Drenasit, më shumë se dy mandate. Sepse s’kom çka japi. Nuk kam ambicie më qenë në ndonjë pozitë në ministri apo qeveri. Po besoj që brenda shtatë viteve do të fillojmë ta ndërtojmë hekurudhën e tramvajeve, e cila do të lidhet me Aeroportin e Prishtinës. Jemi në studim të këtij projekti dhe jemi tu e ba planin së bashku me Gizin Gjerman dhe të shikojmë se si po na shkojnë punët”, ka bërë të ditur Lladrovci./Vlora.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara