Limaj me aktivistë të Nismës në Bjeshkët e Sharrit

16:58 | 27 Korrik 2019

Nisma Socialdemokrate po vazhdon aktivitetet me struktura dhe aktivistë të saj. Kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj, ka njoftuar të ketë kaluar pasditen e së shtunës me struktura dhe aktivistë të Nismës nga Prizreni dhe Dragashi në Bjeshkët e bukura të Sharrit.

“Entuziazëm dhe mobilizim i jashtëzakonshëm kudo i degëve tona anekënd vendit për sfidat e radhës”, ka shkruar kreu i Nismës.

Nisma, thotë Limaj është e gatshme dhe me objektiva të qarta. Postimi i plotë i Limajt: Takime parapërgatitore me struktura dhe aktivistë të Nismës nga Prizreni dhe Dragashi në Bjeshkët e bukura të Sharrit. Entuziazëm dhe mobilizim i jashtëzakonshëm kudo i degëve tona anekënd vendit për sfidat e radhës. Nisma është e gatshme dhe me objektiva të qarta. #nejemigati #nismasocialdemokrate.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara