Ligji i zgjedhjeve duhet ndryshuar, Skenderaj ka deputet më shumë se Gjilani e Prishtina

15:03 | 28 Qershor 2019 | Kushtrim Kadriu

Kosova në shumë fusha ka ngecur në mënyrë të konsideruar, por në aspektin elektoral ka pasur përparim, krahasuar me vendet e rajonit.

Ligji aktual i Zgjedhjeve është ligj me ngecje të mëdha në zbatimin e praktikave demokratike në vendin tonë, krahasuar me vendet e botës perëndimore.

Kemi ngecje në disa pika. Kosova duhet të ndahet në Zona Zgjedhore në Zgjedhjet Parlamentare, por edhe në ato Lokale.

Nga regjione të ndryshme duhet të përfaqësojnë deputetë dhe asamblistë, pasi që përfaqësimi do të jetë më i mirë. Në zonat dhe regjionet do të përfaqësohen në Kuvende Komunale po edhe në atë republikan, në mënyrë të barabartë, në bazë të fuqisë votuese.

Duhet të rregullohen proporcionaliteti në përfaqësim në tërë vendin, njësoj dhe drejt, e jo të zbatohen praktika joparimore e feudale.

Që nga pas luftës kemi qyteza në Kosovë që kanë numër më të madh të deputetëve se sa kryeqendra Prishtina dhe kjo është një nonsens i madh!

Ndryshimet në Ligjin e Zgjedhjeve do të mundësojnë përfaqësim qytetar më demokratik në institucione dhe zëri i zonave dhe problemeve me të cilët ballafaqohen qytetarët do të dëgjohet më mirë.

Nga vetë Njësitë Zgjedhore duhet të bëhen edhe shpërndarjet e pozitave dhe të të drejtave të përfaqësimit, me proporcionalitet, dhe e drejta, e jo të favorizohet ndokush në regjion a në teren, për arsye subjektive dhe të vij puna sikur me Prishtinën, që ka më pak fuqi politike se shumë fshatra të vendit!

Përfaqësimi bëhet për të arritur të kryhen detyrimet qytetare si duhet, e jo që me paritet të merret e drejta prej dikujt që të barazohet e ta tejkalojë një regjion a qendër, me numër shumëfish më shumë të banorëve në proporcionalitet.

Puna kështu e paritetit nuk duhet të përzihet me të drejtën e proporcionalitetit, sepse në procesin zgjedhor janë në pyetje zgjedhjet e mjaftueshme të kandidatëve që do të realizojnë të drejtat qytetare të një vendbanimi, a regjioni, a qendre, apo edhe të atyre qendrore.

Me një ligj të ri zgjedhor, duhet të eliminohen edhe shumë padrejtësi formale që janë që pas lufte, duke shpërndarë të drejtat baraz në tërë territorin, e jo me dikënd me përparësi, për shkak të shkaqeve subjektive, ose të një përpjekjeve për të ruajtur ndokush pozitat pa marrë parasysh zgjedhjet.

Një ligj zgjedhor duhet të ribëhet si dhe të rirregullohet sistemi zgjedhor dhe të kontrollohet çdo gjë e të përcillet e vëzhgohet se si zhvillohet procesi zgjedhor. Deri tani kemi bindjen, megjithë lëvdatat se kemi pasur zgjedhje të suksesshme dhe se të zgjedhurit i zgjodhi populli, -se në asnjë rast sistemi zgjedhor nuk ka qenë në gjendje të funksionojë si duhet, me çka kandidatë të pameritueshëm janë zgjedhur rregullisht, me mjete joligjore dhe kundërzgjedhore!

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara