Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti takon studentët e UP-së

13:16 | 13 Qershor 2019

Në kuadër të javës së lëvizjes, lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

I pari i VV-së ka diskutuar për shkollimin dhe punësimin  të rinjve në Kosovë.

Sipas  Kurti shteti shoqërisë i nevojitet për pesë komponentë të rëndësishme.

“Shteti i nevojitet shoqërisë për pesë gjëra e këto janë: shkollat, spitalet, fabrikat, burgjet dhe kazermat. Pra për këto i nevojitet shteti shoqërisë. Dy më të rëndësishmet për bindjet time janë shkollat dhe fabrikat. Por ka një gjë edhe më të rëndësishme mes këtyre dyjave e është lidhja mes shkollave dhe fabrikave. Ekonomia dhe arsimi në Kosovë nuk janë mirë pikërisht për shkak se këto të dyja nuk janë të lidhura”, tha tutje Kurti.

Kurtit tutje ka shtuar se investime nuk po ndodhin  në Kosovë dhe studentët e arsimuar dhe të kualifikuar profesionalisht kanë ikur nga Kosova.

“Investimet në Kosovë nuk erdhën por dolën jashtë. Pikërisht ata që u kualifikuan dolën jashtë nga Kosova. Neve na ndodhi rrjedhja e trurit. Kështu shumica prej atyre që ishin të diplomuar e profesional dolën dhe ikën nga Kosova. Teza e UNMIK-ut dhe e asaj kohe ishte që njëherë të shkollohemi e të formohemi e pastaj të punojmë. Kështu të rinjtë e diplomuar ikën”, tha Kurti para studentëve./arbresh.info/

#LIVE Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, mban bashkëbisedim me studentët rreth zhvillimit ekonomik dhe arsimit

#LIVE Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, mban bashkëbisedim me studentët rreth zhvillimit ekonomik dhe arsimit

Publiée par Arbresh.info sur Jeudi 13 juin 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara