LDK-ja do të pranonte edhe votat e të deleguarve të Serbisë, për rrëzimin e qeverisë

08:05 | 12 Mars 2019 | Vlora Selimi

Besa Gaxherri, deputetet e LDK-së, ka treguar për arbresh.info, se më fillimin e mandatit të kësaj Qeverie kanë pasur mundësi dhe oferta për ta rrezuar, por që në atë kohë nuk e kanë pranuar këtë mundësi.

Për këtë ajo tregon edhe arsyen.

 “Lidhja Demokratike e Kosovës ka pas edhe në fillim të mandatit mundësinë që t’i bashkojë votat për ta rrëzuar këtë Qeveri, atëherë nuk e kemi pranuar këtë proces për t’i tregu Serbisë se nuk mundet më ndrru Qeverinë kur të dëshirojnë”.

E më kalimin e kohës gjerat duket se kanë ndryshuar.

Gaxherri, thotë se për momentin nuk i kanë numrat, por në momentin kur një mocion për rrëzim të hidhet në votim, atëherë askush askënd nuk mund ta ndal për të votuar për.

“Gjatë rrugëtimit ne sot e kemi opozitën me një parti si PSD-ja që ju ka bashkëngjitë Qeverisë dhe si kemi as 51 vota sa i kishim, kur të mendojmë se i kemi numrin do ta bëjmë mocionin. Nuk do ta ndal askush askënd për të votuar për rrëzimin e kësaj Qeverie. Ne se kemi harmonizuar asnjë proces me Listën Serbe. Ne si kemi votat për ta rrezuar e as Qeveria për të qeverisë. Kjo është një situatë e rëndë andaj kemi ngecje në qeverisje”, ka përfunduar Gaxherri.

Kujtojmë se ditë më parë ishte deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, i cili ka  deklaruar se Lista Serbe është e gatshme të votoj rrëzimin  Qeverisë, në momentin kur opozita do t’i siguroj 51 deputete.

Ndryshe në tërësi LDK dhe VV, i kanë gjithsej 44 deputet në Parlamentin e Kosovës, ndërsa një seancë për rrëzimin e Qeveris nuk mund të thirret pa u bërë gjithsej 61 deputet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara