LDK e VV: Nuk e rrëzojmë Qeverinë me votat e Listës Serbe

07:26 | 25 Maj 2019

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë nisur takimet për bashkëpunim për mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës.

Sot, e premte, përfaqësuesit e Listës Serbe janë takuar në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me drejtorin e të ashtuquajturës zyrë për Kosovës në Qeverisë e Servisë, Marko Gjuriq.

Nga ky takim Lista Serbe mori fuqi nga Beogradi dhe paralajmëroj largimin nga institucionet e Kosovës.

Nga ana tjetër Gjuriq tha se Lista Serbe është e gatshme të japin dorëheqje përsëri nga postet e kryetarëve të komunave si dhe të bashkëpunojnë me secilën parti në Kosovë për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj.\

“Lista Serbe nuk do të kthehet në institucionet e Kosovës dhe nuk mbështet qeverinë në Prishtinë, por është e gatshme të mbështes secilën parti politike, që organizon iniciativa për rrëzimin e qeverisë së Ramush Haradinajt”, ka thënë Gjuriq.

Mirëpo a do të pranonte opozita bashkëpunim me Listën Serbe për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë për lajmi.net se një bashkëpunim i tillë është i pamundur.

“Ne në vazhdimësi kemi pas paraqitje publike për këto, kemi pas qëndrime lidhur me këtë çështje. Ne si Lëvizje Vetëvendosje së bashku me pjesën tjetër të opozitës jemi duke i koordinuar hapat për rrëzimin e Qeverisë, por që kjo nuk nënkupton që do të kemi bashkëpunim me Listën Serbe. Lista Serbe është një subjekt politik i cili dirigjohet nga Beogradi, rrjedhimisht çfarë do bashkëpunimi me këtë subjekt politik do të ishte i papranueshëm”, ka thënë deputetja e opozitës.

Mirëpo, kur mocioni i Vetëvendosjes dhe i LDK-së do të shkojë në Kuvend, thotë ajo, aty janë 120 deputetë dhe të drejtën e votës e kanë secili prej tyre.

“Nuk do të kemi takim dhe nuk do të kërkojmë që ta japin voton për rrëzimin e Qeverisë nga Lista Serbe”, ka thënë mes tjerash Haxhiu.

Në anën tjetër, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se as LDK nuk e ka qëllimin që me vota të Listës Serbe ta rrezojë Qeverinë, duke e mohuar kategorikisht çdo bashkëpunim të mundshëm me partinë serbe.

“Ne parapëlqejmë që këtë qeveri, konkretisht koalicionin PAN që ne e konsiderojmë të dëmshëm për vendin, ta rrëzojmë me votat me partitë e shumicës shqiptare, por mbase nuk i kemi numrat atëherë ne i bëjmë thirrje partive të koalicionit të na bashkëngjiten.

Por nëse mocioni hidhet në Kuvend atëherë voton edhe Lista Serbe, si e komenton këtë LDK?

“Ne nuk mundemi me ndalu me votu, por preferencat e LDK-së janë që Qeveria të rrëzohet me votat e shqiptarëve”, ka thënë ai.

Ndryshe, të martën ka pasur një takim mes liderit të LDK-së Isa Mustafa dhe atij të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Temë kyçe e takimit ka qenë padyshim mocioni për rrëzimin e Qeverisë.

Gjatë ditëve në vazhdim pritet të Mustafa të takohet me kryetarin e Parisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti.

Lajmi.net ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Ahmeti në lidhje me bashkëpunimin e mundshëm me Listën Serbe, mirëpo ai nuk e ka parë të arsyeshme të kthej përgjigje./Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara