Ky është mjeku kosovar që u plagos sot nga dhëndëri i tij

14:23 | 13 Shkurt 2018

Premtim Gojani me profesion mjek në mëngjesin e sotëm u plagos me tre plumba para derës së shtëpisë nga dhëndri i tij Faton Fetiu, rreth 60 vjeç i cili është nga Gjakova.

Arbreshi.info ju sjell fotot e mjekut të cilin dyshohet se dhëndëri i tij e gjuajti me tre plumba derisa po dilte nga dera e shtëpisë.

Motivet e ngjarjes ende nuk dihen. Ndërkohë që policia tashmë e ka ndaluar dhe intervistuar të dyshuarin e kësaj ngjarjeje.

Në anën tjetër i plagosuri, gjinekologu Premtim Gojani në këto momente ndodhet në sallën e operimit të Spitalit Amerikan.

Shpërndaje në rrjete sociale