Ky është kushti i LDK-së për përfshirje në Qeveri gjithëpërfshirëse

19:22 | 14 Mars 2019

LDK-ja është e gatshme të bëhët pjesë e një qeverie gjithpërfshirëse me kushtin që ta udhëheqë qeverinë dhe rrjedhimisht edhe dialogun sipas Kushtetutës.
Kështu ka thënë në “Imazh” të RTK-së, Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së.

Ai është shprehur se marrëveshjet ndërkombëtare i negocion qeveria.

Sipas tij, nëse një parti refuzon të bëhet pjesë e kësaj qeverie, atëherë LDK-ja nuk do të pranonte të ndodhte kjo, sepse kjo do të kishte kuptim vetëm nësë të gjithë bëhën bashkë.

Ai ka qenë shumë kritik edhe për zhvillimet politike, duke thënë se kjo qeveri e ka sjellë Kosovën në pikën më të ulët në politikën ndërkombëtare.

Ai ka komentuar edhe raportin e DASH-it për korrupsionin. “Qeveria aktuale e ka sjellë vendin në nivel shumë të dobët edhe ne sundimin e ligjit dhe çështje të tjera”, është shprehur Mustafa.

Ai ka thënë se nuk parapelqejnë rrëzimin e qeverisë me votat e Listës serbe, por nuk e ka përjashtuar këtë si mundësi. Sipas tij qeveria do të ishte mirë të ofronte dorëheqje pasi që nuk e ka shumicën e votave në Kuvend.

Shpërndaje në rrjete sociale