Kuvendi mbanë një minutë heshtje në nderim të 20 vjetorit të masakrës në Poklek

10:45 | 17 Prill 2019

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të 20 vjetorit të masakrës në Poklek, shkruan arbresh.info.

Kërkesën e ka parashtruar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, duke kërkuar që Kuvendi të shkojë në pauzë në orën 12:00 në kohën kur do të mbahet edhe akademia përkujtimore.

Në Poklek që nga mëngjesi kanë filluar homazhet, dhe gjatë ditës do të hapet edhe ekspozitë me fotografitë e të rënëve.

Në orën 12:30 do të mbahet akademi përkujtimore kushtuar 20-vjetorit të masakrës së Poklekut./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara