Kurti takon deputetët e Bundestagut, diskutuan për raportet Kosovë-Serbi

21:23 | 6 Qershor 2019

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka takuar disa deputetë të Bundestagut gjerman.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme është takuar me disa deputetë të SPD-së të Bundestagut gjerman.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Kurti ka bërë të ditur se është takuar me deputetin Josip Juratoviq, deputeten Gabriele Weber dhe me Stefan Schwartze.

Sipas Kurtit, në të gjitha këto takime është diskutuar situata socio-ekonomike dhe ajo gjeopolitike e Kosovës dhe rajonit tonë, nevoja për fqinjësi të mirë dhe marrëdhënie normale të Kosovës me Serbinë, si dhe prioretizimi i punësimit dhe drejtësisë si mënyrë vendimtare për shtetndërtim demokratik dhe perspektivë evropiane dhe euro-atlantike.

Postimi i plotë i Kurtit pa ndërhyrje:

Sot në Berlin takuam deputetët e SPD-së në Bundestagun gjerman, z.Josip Juratovic dhe znj.Gabriele Weber, e më pas edhe z.Stefan Schwartze.

Ndërkaq dje, ishim për vizitë në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme, ku takuam Drejtoren për Ballkanin perëndimor, znj.Sabine Ströhr dhe zëvendësen e saj, znj.Christiane Hullmann, kurse në Bundestag takova deputetin e CDU-së, përgjegjës për marrëdhëniet trans-atlantike, z.Peter Beyer.

Në të gjitha këto takime u trajtua situata socio-ekonomike dhe ajo gjeopolitike e Kosovës dhe rajonit tonë, nevoja për fqinjësi të mirë dhe marrëdhënie normale të Kosovës me Serbinë, si dhe prioretizimi i punësimit dhe drejtësisë si mënyrë vendimtare për shtetndërtim demokratik dhe perspektivë evropiane dhe euro-atlantike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara