Kurti takohet me mërgimtarët në Prizren: Me qeverisjen e re, qytetarët s’do të largohen nga vendi!

23:09 | 21 Korrik 2019
Ditët e verës janë ditët kur mërgimtarët vizitojnë vendlindjen duke u takuar dhe çmallur me familjen.

Sot, Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti së bashku me Kryetarin e Komunës së Prizrenit Mytaher Haskukën, Sekretaren Organizative Vlora Haxhimehmedi, Kryetarin e Qendrës së Prizrenit Artan Abrashin dhe deputetët Arbër Rexhajn e Drita Millakun mbajtën një takim me bashkëatdhetarët e kësaj ane.

Kurti iu është drejtuar të pranishmëve, duke iu thënë se me rënien e qeverisë dhe me ardhjen e qeverisë së re, qytetarëve do t’iu ofrohen kushte që mos ta lëshojnë vendin.

“Mërgata është kontribuesja më e madhe e pasluftës në ekonominë e vendit ndërkohë është neglizhuar komplet nga qeverisjet e deritanishme, madje është rrjepur që nga hyrja në kufirin e vendit të tyre. Me rënien e kësaj qeverie më të madhe të pasluftës sa i përket kabinetit por edhe korrupsionit Kosovës i ndalohet avazi i shkatërrimit të ndërmarrjeve dhe pasurive publike, por edhe i hapet rruga për një qeverisje të re e të duhur.

Përveç që qeverisja e re do të duhet të ftojë e sigurojë investimin e diasporës, ajo duhet të krijojë kushte që nga Kosova të mos largohen qytetarët për një jetë më të mire”, thuhet në njoftimin e kësaj partie./

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara