Kurti ka një varg kritikash për Statutin e Trepçës, përmend veriun

02:13 | 3 Shkurt 2019

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kritikuar Statutin e Trepçës, dhe kontestimin e lidh me përkthimet në google.

“Përpiluesi se ka idenë e funksionimit të aksionarëve. Qeveria ka veto në mbikëqyrjen e bordeve mbikqyrëse. Me statut duhet të përcktohet numri i anëtarëve të bordit, por jo edhe të tregohet se kush duhet të jetë në bord”, është shprehur Kurti në seancë plenare.

Sipas tij, asetet e Trepçës duhet të precizohen.

“Problemi kryesor është se të gjitha ndërrimet po bëhen pa pjesëmarrjen e pjesës veriore. Serbët nuk i kanë porpozuar tre emrat për pjesëmarrje në bord. Vazhdimsht po konfirmohet ndarja”, është shprehur Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara