Kurti e fton mërgatën të regjistrohet për votim- “Vetëm katër minuta kohë”

20:21 | 8 Shtator 2019

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ka bërë thirrje të gjithë mërgimtarëve që të regjistrohen sa më shpejt që është e mundur për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Kanë mbetur vetëm edhe tre ditë afat që mërgimtarët të regjistrohen për të votuar.

Kurti thirrjen e tij e bëri me anë të një video të postuar në Facebook ku ka thënë se për t’u regjistruar duhet vetëm katër minuta kohë.

Ky është postimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje:

Mërgata e bën ndryshimin

Mërgata e bën ndryshimin. Nëse nuk keni mundësi që të vini, ju mund të regjistroheni për të votuar me postë.Për ata që do të votojnë nga jashtë Kosovës, kanë mbetur vetëm edhe më pak se 3 ditë deri në afatin e fundit të 10 shtatorit për t’u regjistruar si votues.Ju që keni shtetësi (dokumente) të Kosovës, regjistrohuni.Edhe ju që nuk keni shtetësi, por që keni lindur në Kosovë, regjistrohuni. Nëse keni së paku njërin prind të lindur në Kosovë apo shtetas të Kosovës, regjistrohuni.Ju lutem vizitoni faqen e KQZ-së në internet, http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/.Për informacione shtesë ju lutem të kontaktoni me pikat tona kontaktuese në Gjermani, Zvicër, Austri, Suedi, Angli, Norvegji, Finlandë, Turqi, Francë, Australi dhe ShBA, ose na kontaktoni në njërin prej këtyre numrave në viber ose whatsapp:+383 45 953 181+383 45 953 186+383 49 223 563+383 49 633 904Kemi po ashtu faqën mbështetëse në facebook "Mërgata Voton" ku mund të gjeni më shumë të dhëna. Fletëvotimet për mërgatën bëhen publike nga 18 shtatori. Mirëpo, pa u regjistruar nuk mund të votoni nga jashtë Kosovës.Prandaj, REGJISTROHUNI që pastaj të VOTONI!Përzemërsisht me ju bashkatdhetarë!

Publiée par Lëvizja VETËVENDOSJE! sur Dimanche 8 septembre 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara