Kundërshtohet kërkesa e Blerim Devollit që të raportojë pa medie

11:28 | 21 Qershor 2019 | Agnesa Çitaku

Anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në Telekom kanë kundërshtuar kërkesën e Blerim Devollit, pronar i kompanisë “Dardafon.net”, për të raportuar pa praninë e medieve.

Të gjithë anëtarët kanë qenë kundër mbylljes së mbledhjes me përjashtim të deputetit Milaim Zeka, raporton arbresh.info.

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në Telekom po interviston Blerim Devollin, pronar i kompanisë “Dardafon.net”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara