Kufiri me Serbinë, Komisioni Shtetëror i dorëzon qeverisë faktet dhe pikat kontestuese

10:10 | 10 Shkurt 2019 | Vlora Selimi

Një nga pikat kritike që mund të sjellin probleme në demarkimin e kufirit më Serbin, mund të jetë Maja e Panciçit më malet e Kopanikut. Kështu thotë në një intervistë për arbresh.info kryetari i Komisionit Shtetërore për Shënimin e Kufijve, Shpejtim Bulliqi, derisa shton se në atë pjesë tashmë Serbia ka vendosur edhe disa radarë.

“ Ju po lidhni më një pyetje qe është politike ne nuk mund të themi se kur do të korrigjohet kufiri. Ne jemi komision shtetëror për shënimin e kufirit administrativ më shtetet fqinje të Kosovës. Ne po flasim për kufirin administrativ të Kosovës më Serbin. Pretendimet e palës Serbe cilat pika mund të jenë. Ne kemi mëndu se një nga pikat me kritike në shënimin e kufirit më serbin mund të jetë problematike mund të jetë Maja e Panciçit më malet e Kopanikut, është pika më e lart strategjike dhe për fate të keq në bazë të asaj që shefet dhe gjendjes faktike në teren Serbia veç ka fillua atje punën dhe mendohet se i kanë vendos disa radar atje dhe në bazë të asaj që kemi pa kemi një shkelje të kufirit administrativ nga Serbia në atë kohë”.

Për profesorin e Gjeografisë, shqetësimi i banorëve të Karaçevës, se ne momentin e demarkimit të kufirit tokat e tyre do të mund të mbesin në Serbi është i panevojshëm.

Bulliqi shprehte se pavarësia e Kosovës është shpallur me kufijtë e vendosur në vitin 1974 dhe si e tillë, ajo pjesë është në territor të Kosovës dhe jo të Serbisë, pavarësisht se banorët thonë se tash e 20 vjet duhet marrë leje të veçantë nga KFOR-i, dhe se kur kanë dashur të punojnë në tokat e tyre janë marrë nga policia e Serbisë me orë të tëra në stacione policore.

“Problem tjetër është edhe në pjesën lindore të Kosovës. Ne kemi dal në teren dhe kemi vëzhguar është fjala për Karaçeven, por në bazë të dokumentacioneve që i posedojmë atje nuk është diskutu bile pasi që është pjesë e territorit të Kosovës, pasi që kemi fakte se ajo pjesë është në territor të Kosovës në bazë të kufirit administrativ. Unë kamë qenë s’na kanë ndalu askush dhe nuk ka asnjë problem është than sipas informacioneve të banorëve. Policia e Kosovës nuk lëviz andej. Ne i kemi shikua dokumentacionet dhe kemi bashkëpunua më Komunën e Kamenicës dhe të gjitha dokumentet tregojnë se ajo tokë është e Kosovës. Ne e kemi shpallë pavarësinë e Kosovës me kufijtë e Kushtetutës së vitit 1974 dhe me kufijtë administrativ të asaj Kushtetute, s’kemi arsye të kemi shqetësime pasi që ajo pjesë është e Kosovës dhe me dokumentacion zyrtar nuk do të ketë probleme”.

Duke treguar për insistimin e vazhdueshëm që e kanë pas që këta kufij të merren parasysh edhe me demarkimin e kufirit më Malin e Zi, Bulliqi kërkon nga Institucionet që mos të pranohet as një kufij tjetër përveç kufirit administrativ përndryshe do të kenë probleme.

“Lufta jonë është bërë që të ruhen kufijtë administrativ sepse vetëm përmes atyre kufijve ne nuk do të kemi probleme me vendosjen e kufijve me shtetet fqinjë. Lufta jonë që është bërë të ruhen ata kufij me Malin e Zi ka qenë se ne e kemi ditë se do të kemi probleme në momentin kur të bëjmë demarkimin e kufirit me Serbinë. Vetëm më kufijtë e vendosur në Kushtetutën e vitit 1974 ne nuk do të kemi probleme dhe do të kemi më lehtë. Nëse politika ka mendim tjetër ose vazhdon të kërkoj forma tjera të linjës kufitare atëherë Komisioni vetëm i merr për obligim vendimet e politikës pasi që nuk është në dorën tonë. Ne duhet të jemi të përgatitur që kur të ulemi më Serbin për të diskutuar për kufirin mund të kemi disa pika diskutabile.”

E lidhur më Liqenin e Ujmanit dhe mundësinë që kjo pjesë të shkëputet nga Kosova në momentin e demarkimit, Bulliqi hedh poshtë një mundësi të tillë.

“Veriu i Kosovës është pjesë integrale e territorit të Kosovës që nga viti 1959 dhe faktikisht e ka integritetin juridik mbi atë territor edhe më harta edhe më kadastër. Lidhur më Ujmanin ne e dimë që ai është ndërtuar nga Kosova. Ujmani është ndërtuar për interesa të Kosovës, por që ka mbetur në gjysmë për shkaka të prishjes politike në atë kohë. Vetëm një pjesë e vogël e këtij liqeni kalon në territor të Serbisë. Në kemi filluara me grumbullimin e fotografive që mendojmë se janë të rëndësishme dhe në jemi të gatshëm në çdo fazë të kyçemi në proces dhe të bëjmë demarkacionin me Serbin. Detyrë e jona nuk është të bëjmë de limitimin e kufirit”.

Kryetari i Komisionit Shtetëror për vendosjen e kufijve, Shpejtim Bulliqi, thotë se janë të gatshëm që të fillojnë rishikimin e demarkimit të kufirit më Malin e ZI.

Ai thotë se presin nga institucionet të japin dritën e gjelbër për këtë çështje, ndërsa beson që Mali i Zi do të qëndrojë prapa marrëveshjes së bërë të dy presidenteve për rishikimin e demarkimit.

“Nuk kemi filluara ende rishikimin e demarkimit me Malin e Zi. Presim që institucionet e vendit të hapin rrugë për të filluar këtë proces. Është bërë një marrëveshje mes dy presidenteve për këtë çështje dhe është obligative për zbatim. Është Kulla dhe Qarkori ku mendojmë se nuk është bërë mirë kufiri dhe presim që institucionet tona komfort agjendës të tyre dhe ne do të fillojmë t’i qasemi këtij problemi në momentin kur ata të jenë të gatshëm. Marrëveshja e dy presidenteve është për këtë çështje, por nuk e dimë a do të rishikohen këto dy pika a jo, mbetet të shihet”.

Bulliqi ka treguar se komisioni tashmë ka mbledhur të gjitha faktet dhe ka bërë edhe një listë se ku do të mund të ketë probleme më Serbinë në rast të fillimit të përcaktimit të kufirit, fakte këto që tashmë i kanë dërguar në Qeveri./Vlora Selimi/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale