Kryetari Mustafa është takuar me Johannes Rey

15:27 | 14 Gusht 2019

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot ka pritur në takim shefin e zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung për Kosovë dhe Maqedoninë Veriore, Johannes Rey.

Rey uroi për zgjedhjet e brendshme në LDK dhe rizgjedhjen e kryetarit Mustafa në krye të LDK-së.

Kryetari Mustafa e njoftoi z. Rey me qëndrimet e LDK-së për situatën aktuale politike në Kosovë, përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme dhe besimin se LDK do të dal fituese në zgjedhjet e ardhshme nacionale. Poashtu kryetari Mustafa falënderoi Fondacionin KAS për mbështetjen që i kanë dhënë LDK-së dhe forumeve të saj si partner i vetëm në Kosovë.

Rey e vlerësoi rolin e LDK-në në të gjitha proceset që ka pasur në Kosovë.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm të LDK-së me CDU-në si dy anëtare të familjes së EPP-së.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe z. Ismet Beqiri. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara