Kryeministri Haradinaj pret në takim presidentin Pahor

13:12 | 13 Shkurt 2018

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pritur në takim presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Sipas njoftimit të Qeverisë mediet mund të marrin vetëm pamje në këtë takim, ndërsa nuk do të ketë konferencë për medie, shkruan arbresh.info.

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor gjatë ditës është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veselin dhe më pas në një seancë solemne iu është adresuar edhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale