Kryeministri Haradinaj pret në takim ambasadorin O’Connell

15:26 | 3 Korrik 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Haradinaj përmes një shkrimi të bërë në Facebook ka shkruar se, me ambasadorin O’Connell ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike.

“Në vazhdën e takimeve të rregullta me ambasadorin britanik, Ruairi O’Connell, diskutuam për zhvillimet aktuale politike, veçanërisht për angazhimin e Qeverisë për sundim të rendit e ligjit në tërë vendin, duke u kujdesur njëkohësisht për mirëqenien e qytetarëve pa dallim”, ka shkruar Haradinaj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara