Kryeministri godet ashpër Austrinë e cila po mbështet ndryshimin e kufijve të Kosovës

22:28 | 22 Shkurt 2019

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë se i di arsyet pse Austria po mbështet ndarjen e Kosovës. Ai ka kujtuar dasmën e kryediplomates austriake korrikun e vitit të kaluar në të cilën i ftuar ishte edhe presidenti rus Vladimir Putin.

Nusja Karin Kneissl është përgjegjëse në qeverinë austriake për punët e jashtme. Rusi kishte dhuruar asaj lule dhe gjatë dasmës edhe kishin vallëzuar bashkë.

Karin Kneissl duke vallëzuar me Putinin gjatë dasmës.

“Ishte shumë domethënës fakti se presidenti Putin mori pjesë në dasmën e Ministres së Jashtme të Austrisë. Pastaj shihni kush është për ndarje të Kosovës, Kancelari i Austrisë. Pra Putini i shkoj në dasmë ministres që ia bën politikën e jashtme, përfshirë Ballkanin”, thotë Haradinaj.

“Nuk i shkoj Trumpi në dasmë, nuk i shkoj Merkeli por i shkoj Ministres së Jashtme të Austrisë Vladimir Putin në dasmë edhe vallëzoi me nusen’, tregoi Haradinajt skenat që kishte parë në media.

“Nëse ne nuk dijmë me i lexu këto deklarata ne nuk e meritojmë as shtetin”, tha i pari i ekzekutivit.

Haradinaj vazhdimit është shprehur kundër ndryshimit të kufijve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara