Kosovarët pjesëmarrës në mort, bllokojnë rrugën dhe rrahin shoferin

07:07 | 30 Maj 2019

Një grup prej rreth 80 vetash, shtetas të Kosovës dhe të Serbisë pjesëmarrës në ngushëllime me rastin e vdekjes së një bashkatdhetari të tyre, ka bllokuar një rrugë në Hagen të Landit të Vestfalisë, Gjermani.

Kjo ka ndodhur para shtëpisë së të ndjerit, shkruan focus.de.

Pasi që një shofer me automobilin e tij nuk kishte mundur të kalonte rrugën për shkak të grumbullimit të njerëzve, kishte kërkuar prej tyre që ta lironin rrugën, transmeton albinfo.ch. Por, siç njofton policia, atë e kishin goditur me grushte dhe me shqelma së paku tre veta nga ky grup.

Pasi që ndërkohë policia ishte alarmuar edhe nga shumë banorë të tjerë, në vendin e ngjarjes kanë arritur dhjetë policë, përcjell albinfo.ch. Ata e kanë qetësuar gjendjen dhe e kanë transportuar në spital shoferin që kishte pësuar lëndime në fytyrë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara