Kosovarët e kthyer nga Zvicra, në shtator përsëri do t’i marrin pensionet

17:42 | 11 Qershor 2019

Për gati dhjetë vjet, nga 2010-a e deri sot, kosovarët që punuan në Zvicër por që më pas u kthyen në Kosovë nuk i kanë marrë pensionet e tyre, ndonëse i kishin të drejtat për t’i marrë.

Por, një marrëveshje e re rreth pensioneve duket se është shumë gati. Parlamenti zviceran, ka miratuar një marrëveshje javë e kaluar, dhe kështu, është bërë e ditur se s’do të ketë referendum të dytë por atyre do t’u takojë përsëri kjo e drejtë.

Këshilli Kombëtar ka refuzuar të dorëzojë një kontratë për referendum, gjë që ua lehtëson të drejtat kosovarëve.

Ky, siç raporton Blick, është një lajm i mirë për ata që janë të përfshirë në çështjen e pensioneve.

“Pensionet e para AHV dhe IV së shpejti do të kthehen në shtetin ballkanik”, shkruan Blick.

“Marrëveshja do të hyjë në fuqi sa më shpejt që të jetë e mundur”, kanë thënë zyrtarë nga Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore, që sipas të gjitha gjasave, pritet të jetë 1 shtatori.

Nga viti 2010, kosovarët që kanë punuar dhe janë pensionuar në Zvicër nuk merrnin më pensione nëse ktheheshin në atdheun e tyre. Kjo për shkak se besohej të jetë abuzim e mashtrim, dhe Zvicra kishte ndërprerë një marrëveshje të tillë.

Ndërkohë, kur situata u qetësua, nisi marrëveshja për një kontratë të re.

Marrëveshja e re, thuhet aty, do të zbatohet për të gjithë kosovarët që kanë dalë në pension që nga 1 prilli 2010 dhe të cilët nuk kanë vendosur të kërkojnë shlyerjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore të paguara në këmbim të një pensioni mujor.

Kujtojmë se pensionet e kosovarëve që kanë punuar në Zvicër u ndërprenë në vitin 2010. Kjo marrëveshje më parë ka qenë e nënshkruar mes ish-Jugosllavisë dhe Zvicrës qysh në vitin 1962, transmeton express.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara