Kosova rrezikon të humbë 26 mijë hektarë, banorët e Karaçevës me kërkesë për Ekipin Negociator

15:58 | 16 Shkurt 2019

Banorët e fshatit Karaçevë e poshtme i kanë dorëzuar kërkesë Ekipit Negociator të Kosovës ku e njoftojnë lidhur me çështjen e brezit kufitar që i përfshinë ata.

Sipas tyre Kosova rrezikon të humbë 26 mijë hektarë tokë në pjesën e Karaçevës kur të negociohet vija kufitare me Serbinë, raporton arbresh.info.

LEXO EDHE: Në Karaçevë, Kosova rrezikon të humbë 26 mijë hektarë tokë

Në kërkesën e tyre thuhet se ata kanë dëshmi dhe argumente për humbjen e livadheve dhe arave, përkundër asaj që ata i kanë certifikatat e pronësisë dhe tatimet që i paguhen Komunës së Kamenicës.

Ata kërkojnë që Ekipi Negociator ta prioritizojë këtë çështje gjatë bisedimeve me delegacionin serb.

Kërkesa është dorëzuar me 14 shkurt të këtij muaji, e njëjta është pranuar nga Zyra e Kryeministrit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara