Kosova rrezikohet nga mungesa e ujit të pijes, beteja fillon me Kamenicën

13:54 | 16 Maj 2019 | Vlora Selimi

Ministri i Mjedisit , Fatmir Matoshi, ka marr pjesë sot në Kamenicë në  një diskutim publik për projektin “Hidrosistemi Kikë-Kremenatë”.

I pari që hapi këtë debat më qytetarët ishte Kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati.

Ai tha se është i lumtur që më në fund po bëhet një zgjidhje për komunën më të varfër për nga uji.

“Komuna e Kamenicës është komuna ma e varfër e ujnave në Kosovë. Tash është paraparë që në komunën tonë të bëhen tri ujëmbledhës artificial për të siguruar ujin. Kamenica është vend i mirë për bujqësi, por kemi problem me ujin, andaj edhe po ka shpërngulje. Më vjen mirë që më në fund e kemi gjetë një mbështetje nga ministri Matoshi për të realizuar këtë projekt. Ky projekt ka qenë i paraparë të ndërtohet me disa mjete të tjera, por fatkeqësisht mjetet e ndara për Kamenicën kanë shkuar në Drenas”.

E iniciatori i këtij projekti  ministri Fatmir Matoshi , falënderoi Bankën Botërore e cila është mbështetëse kryesore e këtij projekti, ndërsa shkurtimisht prezantoi projektin para qytetarëve.

“Ne jemi duke ecë në hapa të mirë për të realizuar një nga projektet më madhore në rajonin e Kosovës, e posaçërisht për Kamenicën. Kamenica është vendi më i varfër për rezerva ujore, por edhe Kosova është një nga vendet më të varfëra për nga ujëmbledhësit artificial për kokë banori. Me lumenjtë tanë vendet e rajonit i përdorin për të mira ekonomike e ne vazhdojmë me pas krizë të ujit. Andaj ne jemi të përkushtum që të përmirësojmë këtë gjendje. E falënderojmë Bankën Botërore që po na mbështetë në iniciativën tonë për të realizuar projektin e ujëmbledhësve artificial. Është kërkesë e Bankës Botërore, ajo që kërkoi të informojmë komunitetin se çka po dojmë me ba me këtë projekt. Ne jemi në fazën e hartimit të projektit kryesor Kikë-Kremenatë. 800 mijë euro ne si ministri i kemi ndarë këtë vit për të realizuar këtë projekt. Ne kemi bë një përllogaritje se sa ka të reshura edhe sa mundë të realizojmë këtë proces, ne jemi duke përfunduar projektin për ujëmatës fillimisht”.

E Baton Begolli nga Këshilli Ndërministror i Ujërave, tha se Kosova është e rrezikuar nga mungesa e ujit të pijes.

“Sa kemi në liqe e lumenj është 0.0.7 %. Kosova është vendi më i varfër më ujë të pijshëm. Ne kemi pasur një dimër të thatë dhe parashihet që në vitin 2050 gjendja në Kosovë për ujë do të jetë mjaft e vështirë. Por, beteja për këtë do ja fillon në Kamenicë dhe besoj që institucionet do ta kryejnë punën e tyre. Ju qytetarë duhet të thoni fjalën tuaj. Si qeveri e kemi trajtu bukur mirë çështjen e ujit të pijes. S’jemi mirë në mbledhjen e resurseve të ujit për t’i pasur në dispozicion. Ne kemi edhe të reshura të ulëta dhe ky është projekt jetik jo vetëm për ju, por për të gjithë. Në Kosovë parashihen të themelojnë rreth 20 akumulime të ujit”.

Kujtojmë se më këtë projekt pritet që të përmirësohet furnizimi më ujë të pijshëm për banorët e Kamenicës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara