Konjufca komenton bisedën e Zaev: Tronditëse është përfshirja e Putinit në planin e Thaçit

12:52 | 12 Korrik 2019

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjucfa ka thënë se më e rëndësishmja nga biseda e Zoran Zaev ka qenë përfshirja e presidentit rus Vladimir Putini në planin për shkëmbim territoresh.

Ai ka thënë se qytetarët pak a shumë e kanë ditur për planin Thaçi-Vuciq por tronditëse sipas tij është përfshirja e Rusisë në këtë plan.

“Më e rëndësishme është që kryeministri Zaev e ka shpjeguar sipas informatave që i ka ai vet se këtu nuk bëhet fjal vetëm për shkëmbim  territoreve. Qytetarët që ky është plan i Thaçit me Vuciqit ne kanë ditë”.

“Ajo çka është tronditëse përfshirja e Putinit në këtë plan. Ai thotë se Rusia është e kyçur në këtë plan dhe do të shfrytëzonte ndarjen e kufijve të Kosovës dhe të shfrytëzoj rastin ti ndryshoj kufijtë me Gjeorgjinë dhe Ukrainës”.”

“Kjo e argumenton që presidenti Thaçi ka hy krye në vete në disa projekte shumë të rrezikshme që për qëllim ka njohjen e Serbisë me shkëmbim te territorit”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara