Konjufca: E dhimbshme që nuk pati drejtësi për Arben Xheladini dhe Mon Balaj

13:52 | 10 Shkurt 2019

Lëvizja Vetëvendosje bën homazhe te pllaka përkujtimore për aktivistët e vrarë, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, në 12-vjetorin e protestës së 10 shkurtit 2007.

Shefi i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se, Ne patëm paralajmëruar protestë paqësore ndërsa policia e UNMIK-ut e shëndrruan në gjakderdhje.

“ Është 12 vjetori i protestës së 10 shkurtit 2007 para 12 viteve sot dhe pikërisht në këtë vend ishin grumbulluar mijëra qytetar të Republikës së Kosovës që ta shprehnin shqetësimin e tyre dhe për të shprehur kundërshtimin ndaj një plani shumë të rrezikshëm për Kosovën. Polica e UNMIK-ut u dolën përball protestuesve dhe ua mbyllën rrugën, ne patëm lajmëruar një protestë paqësore të cilën e shndërruan në gjakderdhje ndërhyrja e dhunshme e policëve të UNMIK-ut që filluan të qëllojnë me pushkë të gjata në drejtim të protestueseve të pa armatosur dhe paqësor. Si pasojë e kësaj e gjetën vdekjen Arben Xheladini dhe Mon Balaj”, tha Konjucfa

Gjithashtu, tha se Ne mund të qetësohemi vetëm kur ata që e kanë bërë krimin janë prapa grilave.

“Është shumë e dhimbshme që nuk i kemi Arbenin dhe Monin në mesin tonë, por është po aashtu e dhimbshme që nuk pati kur drejtësi për ata, dhe për familjarët e tyre. Ne mund të qetësohemi sadopak vetëm kur të shohim se ata që e kanë bërë krimin janë prapa grilave aty ku e meritojnë që të jenë”, ka thënë ai. Raporton Arbresh.info.

🔴#Live LVV bën homazhe te pllaka përkujtimore për aktivistët e vrarë, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, në 12-vjetorin e protestës së 10 shkurtit 2007.

Publiée par Arbresh.info sur Dimanche 10 février 2019

Shpërndaje në rrjete sociale