Komuna e Prishtinës i gjobit me nga 100 euro taksistët ilegalë

16:10 | 22 Shkurt 2019

Gjashtë ekipe të Inspekcionit janë angazhuar sot në ndalimin dhe gjobitjen e taksistëve ilegalë.

Aksioni ishte i përqendruar në pikat statike në lagjen Dardania, ku zakonisht stacionohen kombit dhe veturat që kryejnë shërbimin e transportit ilegalisht.

U shqiptuan gjoba nga 100 euro, për secilin, si dhe u bë konfiskimi i targave.

“Aksionet e tilla do të jenë të vazhdueshme (brenda dhe jashtë orarit zyrtar të punës), me kapacitet të shtuar edhe të Inspektorëve edhe të Policëve, si në pikat statike brenda lagjeve ashtu edhe nëpër stacione të autobusëve, deri në eliminimin e kësaj dukurie që po e rëndon dukshëm trafikun në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara